Një veteran i Luftës së Dytë Botërore do të diplomohet pas 68 vitesh

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore nga shteti federal amerikan i Ohios do të diplomohet 68 vite pasi për herë të parë u regjistrua në kolegj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transkripti i Bob Barger nga fundi i vitit 1940 të shekullit të kaluar tregon se ka përfunduar mjaftueshëm kategori për t’ju dorëzuar diploma e Universitetit në Toledo.

Shkolla zbuloi se Barger është i kualifikuar për diplomën e studimeve dyvjeçare, që nuk ka ekzistuar në kohën kur ai shkonte në kolegj.

Në këtë mënyrë 96 vjeçari duhet të diplomohet të shtunën.

Barger ka qenë pilot i marinës dhe është kthyer në shtëpi në Toledo, ku ndoqi kolegjin. Ai kurrë nuk diplomoi meqë doemos duhej të punonte dhe të mbajë familjen.

Me këtë rast ai u shpreh se planifikon të organizojë një ceremoni për diplomim në qendrën e të moshuarve duke bërë shaka se tani kërkon punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button