Tetovë, filluan aktivitetet e Javës së Dallimeve Kulturore (VIDEO)

Java e Dallimeve Kulturore do të zhvillohet në Tetovë nga data 30 prill deri më 5 maj për të tetën herë me radhë nga OJQ Multikultura, njofton Portalb.mk. Java e Dallimeve Kulturore ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Egzona Abdi, nga Multikultura tha se aktiviteti ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Maqedoni.

Programi:

1 maj: Në mbrëmje do të organizohet peticion për të drejtat e punëtorëve
2 maj: Aktivistë të Multikulturës dhe Qendrës Ditore në Tetovë, vizitojnë fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore në Gostivar.
Në mbrëmje bëhet promovimi i librit dygjuhësor “Kur dashuria shkrihet si shkumës” nga Lulzim Haziri.
3 maj:
Organizohet punëtori për tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipave me
nxënësit e shkollave të mesme.
Në mbrëmje do të zhvillohet panel diskutim me temë “Rruga drejt suksesit” me tre panelistë nga grupe të ndryshme etnike.
4 maj: Dita kryesore apo Dita e Dallimeve – nga ora 12:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Do të ketë stenda të shkollave të mesme të cilat para filloristëve do të prezantojnë plan-programin e tyre.
Do të ketë dhe stenda të organizatave joqeveritare me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të informohen me programin e tyre dhe me mundësi për kyçje aktive në aktivitetet e tyre.
Do jetë edhe këndi i ushqimit ku do të prezantohen të ushqimet tradicionale të të gjitha grupeve etnike.
Këndi i fëmijëve ku përkujdesemi për argëtimin e tyre, këndi i artit ku do ketë ekspozitë të pikturave nga shkollat e mesme.
Në mbrëmje në qendër të qytetit do të kemi projeksion të një filmi.
5 maj:
Do të organizohet ekskursion në qytetin e Manastirit për aktivistët e Multikulturës.

OJQ Multikultura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button