Selaniku, vendtakimi i radhës për negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë në çështjen e emrit

Kontaktet e shpeshtuara të shefave të Diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në periudhën e fundit, vazhdojnë këtë javë në Selanik, njofton Alsat-M.  Të dy diplomatët, të enjten dhe të premten, do të marrin pjesë  në forumin katërpalësh në të cilin do të jenë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria.

Takimi i fundit Dimitrov – Koxias ishte javën e kaluar në Vjenë në raundin e ri të negociatave për çështjen e emrit, por pas mbledhjes ministrat nuk dhanë kurrfarë komenti. Deklaratë dha vetëm ndërmjetësuesi Methju Nimic, ai tha se të dyja palët mbesin të përkushtuara në zgjidhjen e problemit, pa prezantuar detaje nga bisedat.

Mediat greke transmetuan se mbeten “çështjet e rënda” përkatësisht gjithë përfshirja e përdorimit të emrit që do të dakordohet dhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Koxias deklaroi se “pala tjetër  duhet ta kuptojë se është e domosdoshme të pajtohet për erga omnes”, që do të mundësojë të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Maqedonia, sërish, shpreson se çështja e emrit do të zgjidhet deri në Samitin e KE-së nga i cili pret datë për fillim të negociatave me BE-në, si dhe ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s në qershor.

“To Vima”: Koha rrjedh, zgjidhja për çështjen e emrit largohet

 

Zaev: Kontesti me Greqinë zgjidhet me kalimin e sovranitetit në BE (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button