Koreja e Jugut do t’i largojë altoparlantët për propagandë në kufi

Koreja e Jugut si hap të parë të marrëveshjes së arritur në samitin dypalësh të javës së kaluar me Korenë e Veriut do t’i largojë altoparlantët për propagandë në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se të martën do të largohen altoparlantët të cilët ndodhen në rajonin e pastruar nga ushtarët në mes të Jugut dhe Veriut.

Koreja e Jugut më 23 prill i kishte ndalur transmetimet propaganduese në kufirin me Veriun. Njoftohet se altoparlantët janë shuar me qëllim të uljes së tensioneve ushtarake dhe për të përgatitur një mjedis të përshtatshëm për takime paqësore.

– Samiti Koreja e Jugut-Koreja e Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 27 prill ishin takuar në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, i cili ndodhet në kufirin në mes të dy shteteve.

Ata dëshmuan për hapat dhe vendimet për të siguruar paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean dhe ranë dakord për pastrimin e gadishullit nga armët bërthamore dhe për kthimin e armëpushimit ekzistues në një marrëveshje të përhershme të paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button