Presidenti francez Macron dhe presidenti i Iranit Ruhani realizuan bisedë telefonike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Iranit, Hasan Ruhani, në javët në vijim do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështjet si Jemeni, Siria dhe mbrojtja e përmbajtjes së marrëveshjes për programin bërthamore të nënshkruar në vitin 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga pallati presidencial i Francës Elysee thuhet se të dy liderët kanë realizuar një bisedë telefonike.

Gjatë kësaj bisede, e cila njoftohet se ka zgjatur më shumë se një orë, Macron ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me mbrojtjen e përmbajtjes dhe të përfitimeve të marrëveshjes për programin bërthamor të arritur në vitin 2015, si dhe për avancimin e negociatave në tre fusha të ndara mes këtyre dy shteteve.

Duke bërë të ditur se këto tre fusha janë kontrolli i aktiviteteve bërthamore pas vitit 2025, programi bërthamor i Iranit dhe krizat kryesore rajonale, në deklaratë thuhet se të dy liderët do të vazhdojnë bisedimet edhe gjatë javëve të ardhshme për mbrojtjen e marrëveshjes rreth programit bërthamor si dhe për vlerësimin e krizave si në Jemen dhe Siri.

Në pjesën e fundit të deklaratës rikujtohet qëndrimi i Francës në lidhje me nevojën e shmangies së çdo iniciative e cila mund të rrisë tensionin në rajon.

Macron para kësaj bisede kishte realizuar bisedë edhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kishte theksuar se veprimi i unifikuar mes Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të jetë vendimtar në çështjet si marrëveshja për programin bërthamor me Iranin dhe zgjidhja e problemeve rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button