Shkatërrohet mafia shqiptare në Spanjë, arrestohen 5 persona dhe sekuestrohet 1 ton kokainë!

Një operacion antidrogë që çoi në sekuestrimin e 1 ton kokainë dhe 1. 5 milionë euro para cash është ndërmarrë në Madrid të Spanjës.

Media spanjolle shkruan se janë 5 të arrestuar mes tyre dy shqiptarë në Madrid dhe personi i tyre i besuar, si dhe dy shtetas spanjollë.

Droga vinte nga Kolumbia dhe destinacioni ishte tregu europian.

“Goditet mafia shqiptare në Madrid, policia ndërhyn dhe kap 1 ton kokainë dhe 1. 5 milione euro cash” shkruan portali spanjoll abc.es

Operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë,   DEA e SHBA në koordimin me Europol.

Kokaina vinte në Spanjë nga Kolumbia përmes linjave ajrore, ndërsa një grup kriminal spanjoll merrej me shpëndarjen.

Siç raportohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, droga u transferua në valixhet e mëdha të zeza dhe transporti bëhej ekskluzivisht nga një shërbim.

Hetimet që nisën në nëntor të vitit të kaluar zbuluan se organizata kriminale shqiptare ishte vendosur në Spanjë dhe përmes fluturimeve charter zbarkonte në Spanjë sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button