Nga 5 maji Koreja e Veriut barazon orën me atë të Jugut

Asambleja Supreme e Popullit të Koresë së Veriut ka miratuar një dekret, i cili duke nisur nga 5 maji i këtij viti, do të jetë i njëjtë me zonën kohore të Phenianit me atë të Seulit.

Për sa i përket meridianit të Greenwichit nuk do të ketë më shumë se tetë orë e gjysmë, siç ishte në fuqi nga data 15 gusht 2015, por nëntë. Tani qeveria dhe autoritetet do të kenë “detyrimin për ta bërë dekretin efektiv”. Seuli e diel parashikoi vendimin e njoftuar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un në samitin e së premtes, transmeton Koha.net.

Vendimi i Veriut për të kthyer akrepat 30 minuta prapa është marrë në vitin 2015 për të sjellë orarin përsëri në përdorim sikundër para sundimit kolonial japonez të 1910/45. Ishte një protestë kundër “imperializmit të xhindosur të Japonisë”, kishte njoftuar atëherë Pheniani, duke parë që tetë orët e gjysmë ishin efektive në gadishullin Korean deri në vitin 1910, viti i pushtimit.

“Ndihem i dëshpëruar teksa shikoj dy orë të varura në murin e Shtëpisë së Paqes, një për Seulin dhe një për Phenianin”, tha diktatori Kim Jong-un gjatë takimit të nivelit ndër-korean të premten. “Që kur kemi ndryshuar zonën kohore, ne do të kthehemi në atë origjinale, që mund të bëhet publike”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button