Ekonomia, sërish pesimizëm

Vrotjimi i fundit i Bankës së Shqipërisë, duke matur treguesin e besimit në ekonomi, tregon se situata vazhdon të përkqësohet. 

Sipas vrojtimit, treguesi i besimit edhe për muajt prill-qershor ka rënë me 1.3 pikë krahasuar me tre muajt e parë të vitit. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e besimit është më e butë se më parë, por sërish ajo është ndjeshëm nën nivelin mesatar.

Përkeqësimi i treguesit të besimit për të ardhmen në ekonomi ka në të gjithë sektorët, si nga biznesi ashtu edhe nga konsumatori.

Vlerësim pesimist i biznesit në sektorin e industrisë lidhet, sipas Bankës së Shqipërisë, ngushtë me rënien e prodhimit në këtë sektor, si dhe me punësimin. 

Ndërsa në sektorin e shërbimit, pesimizmi i bizneseve pas një periudhe lehtësie në fillim të vitit është përkqësuar sërish. 

Sipas biznesit, kjo situatë pesimiste lidhet me rënien e kërkesës së konsumatorëve, punësimit por edhe investimeve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button