Ilir Meta: Shqiptarët dhe maqedonasit së bashku të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit

Shqiptarët dhe maqedonasit në vend së bashku ta zgjidhin çështjen e emrit me Greqinë, tha presidenti shqiptar Ilir Meta gjatë vizitës në Strugë dhe pas takimit me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko. Meta tha se ishte optimist se një zgjidhje do të arrihej përpara Samitit të NATO-s në korrik, transmeton Alsat M.

Meta thotë se Maqedonia duhej të ishte pjesë e NATO-s prej kur Shqipëria dhe Kroacia hyrën në Aleancë. Lidhur me Ligjin për Gjuhët, të cilin homologu i tij në Shkup, Ivanov refuzon ta nënshkruajë, Meta shprehet optimist se edhe kjo çështje do të tejkalohet.

Përndryshe, pas takimit në komunë, Meta dhe Merko shkuan në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku jozyrtarisht flitet se kanë diplomuar shumë politikanë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button