Schumacher pasurinë ia ka lënë gruas dhe fëmijëve

Michael Schumacher pësoi një lëndim serioz gjatë një aksidenti duke skijuar, mirëpo detajet për gjendjen e tij vazhdojnë të jenë të panjohura për publikun.Familja e legjendës së Formula 1 jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa Bunte.de ka raportuar se çfarë ka ndodhur me pasurinë e ish-pilotit gjerman, shkruan Telegrafi. Miliona eurot e Schumacherit i ka në dispozicion babai i tij 72-vjeçar, Rolf, të cilin Michael e kishte autorizuar në llogarinë e tij që nga viti 1992 dhe autorizimi është akoma i vlefshëm.

Në fillet e karrierës së tij, Schumi vendosi që atë ta përfaqësonte babai i tij dhe asokohe ishte vetëm në lidhje me gruan e tij të tanishme, Corinna.

Vajza e Schumacher, Gina-Maria (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, pasurinë e patundshme, 49-vjeçari ia ka trashëguar gruas dhe dy fëmijëve, vajzës Gina-Maria Schumacher (21 vjeçare) dhe djalit Mick Schumacher (19 vjeçar).

Ndërsa babai i tij, në bazë të autorizimit, ka të drejtë që t’i përfaqësojë edhe trashëgimtarët.

Përkundër ndarjes së këtillë të pasurisë, në familjen e Schumacherit nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje.

Djali i Schumacher, Mick (Foto: Getty Images)

Babai i Michael, Rolf, jeton në të njëjtën shtëpi ku ka jetuar prej vitesh dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me anëtarët tjerë të familjes se kush do t’i përdorë paratë e Schumacherit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button