“Vetëvrasësi”, shfaqja në regji të Sulejman Rushiti premierë në Korçë (VIDEO)

Në Teatrin e Korçës, regjisori nga Maqedonia, Sulejman Rushiti sot, me fillim prej ora 19:00 do të sjellë premierë shfaqjen “Vetëvrasësi”, njofton Portalb.mk.

“Vetëvrasësi” është tragjikomedi e autorit Nikolai Erdman e ndërsa në skenën e Teatrit të Korçës vjen me aktorët: Neritan Liçaj, Elia Zaharia, Olta Gixhari, Zamira Kita, Klodiana Keco, Albano Prodani, Mateus Frroku, Paola Kodra, Ligoraq Riza, Shkëlqim Jaupi, Ilda Pepi, Blerta Beliu, Antonio Tole dhe Valentino Hamati.

Kostumografia është realizuar nga Benarda Gjata e kurse muzika nga Adrian Jorgji.

Shfaqja “Vetëvrasësi” do të shfaqet edhe më datë 29 dhe 30 prill, në Teatrin e Korçës me fillim prej ora 19:00.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button