Ndërroi jetë 2-vjeçari që luftoi me ligjin dhe mjekët

Alfie Evans, vogëlushi 23-muajsh që ka qenë në qendër të betejave ligjore me Gjykatën e Lartë dhe mjekët, ka ndërruar jetë gati 1 jave pasi i fikën aparaturat që e mbanin në jetë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e vogëlushit e dhanë prindërit e tij, ku përmes një njoftimi në Facebook i ati shkruan se Alfie ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Gladiatori im hapi krahët dhe fluturoi lart sot në 2:30 të mëgnjesit…ndihemi shumë të dëshpëruar”, shkruan babai i tij Tom Evans.

2-vjeçari kishte më shumë se 1 vit që mbahej me aparatura pasi vuante nga një gjendje degjenerative neurologjike. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative.

Rasti i tij u bë i njohur në të gjithë botën pasi Gjykata e Lartë në Mariland vendosi që djaloshit t’i fikeshin aparaturat dhe të lihej të vdiste në shtëpi.

Burimi: BBC, Shendeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button