Fotografia e Klaudia Pepës fiton një çmim shumë të rëndësishëm ndërkombëtar

Suksesi dhe karriera ndërkombëtare sa po vjen e po merr përmasa edhe më të mëdha për balerinën e famshme Klaudia Pepa. Klaudia, e cila tashmë jeton në Itali dhe po merret me projekte të ndryshme artistike, u bë objekt për median vitin e kalaur për ndarjen e saj nga koreografi Albi Nako. Mirëpo, edhe pse ajo histori dashurie nuk ishte një sukses për ta, Klaudia po korr shumë sukses në profesionin e saj, shkruan Class.

Balerina ka ndarë në profilin e saj në Instagram një lajm shumë të gëzueshëm për të dhe për të gjithë fansat e saj. Një ndër fotot e setit të saj të realizuar nga fotografi Renuar Locaj ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. “Pix De La Photographie Paris” është çmimi që ka fituar fotoja e titulluar “Excape”.

Foton e postuar në Instagram, Klaudia e ka shoqëruar me një “Woooow” si dhe ka etiketuar fotografin duke shtuar edhe disa emoji duartrokitës.

Një arritje e madhe kjo si për Klaudian dhe për Renuarin. Urime!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button