Aksident në aksin Fier-Vlorë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Levan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës ku një automjet me targa FR 55-73 D me drejtues shtetasin 33 vjeçar Bejo Troka nga fshati Kafaraj i komunës Frakull ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër me targa AA 336 AP.

Më pas mjeti është përplasur edhe me një kamion me targa Fr 43-65 C ku dhe përplasja ka qenë fatale për dy pasagjerët e ndodhur në mjet Taulant Troka 33 vjeç dhe Lorenc Troka 22 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë plage të rënda dhe është derguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier dhe është në rrezik për jetën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte emigrantë dhe dje kishte ardhur pranë familjes për pushime ndërkohë që dy viktimat kanë qenë të afërm të tij. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë kryer ekspertizën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button