Haradinaj shpreh shqetësim pas arrestimit të ushtarit të FSK-së nga policia serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij pas arrestimit të ushtarit të FSK-së me përkatësi serbe, Millosh Shoshiq në vendkalimin kufitar në Konçul, njofton REL.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka njoftuar se Shoshiq është arrestuar të premten nga Policia Serbe.

Haradinaj ka thënë se një praktikë e tillë është në ”kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button