Tusk: Historia e Ballkanit është si një film horror që ka fund të lumtur

Jam këtu me porosi të qartë që fuqishëm mbështesim perspektivën evropiane të rajonit dhe këto nuk janë fjalë boshe, por fakt, tha kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk, i cili ishte mysafir nderi në samitin Brdo Brioni.

“Pas regjimit komunist nuk ka dyshim se në cilën anë do të ecin banorët, por këtë zgjedhje duhet ta bëni vetëm ju, me mbështetjen e plotë të miqve tuaj nga BE-ja. Në takim biseduam për lidhjen e rajonit më BE-në, por edhe të shteteve mes vete. Historia e Ballkanit, ngjason me një film horror që asnjëherë nuk përfundon, por megjithatë që mund të ketë një fund të lumtur. Atë që po e shoh me Korenë dhe Ballkanin Perëndimor, është që e pamundura bëhet e mundur”, tha Tusk.

Sa i përket garancisë që Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së, Tusk tha se vendi ka mbështetjen e tij, por për këtë siç tha ai, ka nevojë për konsensus në Këshill, shkruan Makfaks, përcjell Portalb.mk.

“Nëse jeni të suksesshëm në zgjidhjen e çështjes së emrit, ajo është shenjë e guximit për ju dhe banorët e juaj, por edhe stimul për rajonin, që tregon se edhe sfidat më të mëdha mund të zgjidhen”,tha Tusk, i cili shtoi se është i impresionuar nga angazhimi dhe qëndrimi pozitiv i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button