Merkel -Trump: Takim harmonik pa rezultate

Të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel takoi në Uashington një president amerikan mjaft miqësor. Puthjet e komplimentet e Donald Trump e zbukuruan takimin, por çfarë mbeti në fund? Rezultate konkrete nuk pati.
Pritja ishte veçanërisht e përzemërt, por pas takimit tre orësh mes presidentit Trump dhe kancelares Merkel nuk mund të flitet për rezultate konkrete apo progres për çështjet e debatueshme mes dy vendeve. Gazeta gjermane „Badische Zeitung” shkruan se tek politikanët ekcentrikë gjestet e përzemërta janë shpesh boshe. „Marrëdhëniet gjermano-amerikane nuk janë aq të të këqija, sipas pesimistëve, por jo edhe aq të mira saqë konfliktet të harrohen me një buzëqeshje.” Megjithatë atmosfera ishte kësaj here shumë më e mirë në Uashington. Presidenti Trump dhe Angela Merkel u takuan për herë të parë pas nëntë muajsh, transmeton Lajmi.net.

„Kemi pasur që në fillim një marrëdhënie shumë të mirë”

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë (27.04) Trump tha, se „ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme”, por disa nuk e kanë kuptuar këtë. Ai e uroi edhe njëherë Merkelin për fitoren e CDU-së dhe zgjedhjen e saj „Është nder i madh t’iu kemi këtu kancelare Merkel. Ne po punojmë për një sërë temash të ndryshme përfshirë tregtinë, NATO-n, apo çështjet ushtarake….kemi pasur që në fillim një marrëdhënie shumë të mirë ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Trump. Dy herë i dha dorën presidenti Trump kancelares Merkel në Oval Office në Shtëpinë e Bardhë. Në vizitën e parë të Merkelit në Uashington në mars 2017, Trump refuzoi të ofronte shtrëgimin tradicional të duarve në Oval Office, që u interpretua gjatë atëherë si shenjë e marrëdhënies së ftohtë mes tyre.

Nga ana e saj kancelarja Merkel e falënderoi Trumpin duke theksuar se për të „ka qenë e rëndësishme që vizitën e parë jashtë Europës ta bëj në Uashington për të thelluar bashkëpunimin.” Bisedimet nuk ishin aspak të lehta dhe temat që përmbanin lëndë për prishjen e harmonisë transatlantike nuk ishin të pakta – doganat ndëshkuese që Trump kërkon të vërë për çelikun dhe aluminin e importuar nga BE, vënia në pikëpyetje e marrëveshjes atomike me Iranin, mbrojtja e tregtisë së lirë, kërkesat amerikane që europianët të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button