Ushtria të hënën në Qeveri

Pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është zotuar se të hënën, përkatësisht më 30 prill 2018, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Draftligjin për Ushtrinë e Kosovës.

“MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draftligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së”.

“Ne në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Planit Veprues të MFSK-së, deri më 30 prill do ta dërgojmë Draftligjin në Qeveri”.

Sipas Shalës, deri më 30 prill synojnë ta marrin edhe deklaratën financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane, shkruan Gazeta Zëri.

“Ky hap do të merret në momentin që do ta marrim deklaratën financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Jemi të sigurt se kjo do të ndodhë para 30 prillit 2018”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button