fbpx

Zidane nuk ka dyshime: Dua të qëndroj në Madrid

Zinedine Zidane ka bërë shkëlqyeshëm detyrën e tij në krye të Real Madrid, duke marrë 2 Champions League dhe është në luftë për të tretën radhazi, por e ardhmja e tij në pankinë shpesh është përfolur se nuk është e sigurtë, transmeton Top Channel. 

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Leganes, Zinedine Zidane ka folur qartë për të ardhmen e tij: “Dua të vazhdoj të qëndroj këtu, por për momentin është e rëndësishme që të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme duke fituar në transfertë dhe tani duhet të presim ndeshjen e kthimit me shumë vendosmëri”, tha trajneri francez, duke ju referuar përballjes me Bayern Munchen në Champions League.

Humbja e titullit këtë vit në Spanjë dhe ndeshjet aspak të mira, mes të cilave dështimi në takimin direkt me Barcelonën kanë ngritur zërat për mundësitë e largimit të tij në fundit të sezonit. Nuk ka një emër konkret skuadre se ku mund të shkojë, por në rast se largohet nga Madridi mund të marrë një vit pushim absolut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close