Stoltenberg: Jemi përballë një gjendjeje të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca po përballet me një gjendje të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët pas seancës së parë të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në selinë në Bruksel, tha se tema aktuale në seancën e parë kanë qenë marrëdhëniet me Rusinë dhe gjendja në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut dhe se më pas do të diskutohet mbi Afganistanin.

Stoltenberg tha se NATO-ja vazhdon të mbajë në plan të parë politikën dhe parandalimit dhe dialogun në marrëdhëniet me Rusinë.

“Përballemi me një gjendje të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë. Nuk jemi në periudhën e Luftës së Ftohtë, por as në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një partneritet strategjik pas Luftës së Ftohtë”, tha shefi i NATO-s.

Ai tha se aletatët e NATO-s duhet të tregojnë se veprojnë në unitet dhe me vendosmëri ndaj Rusisë.

Po ashtu, Stoltenberg e cilësoi si “ditë historike” takimin e liderëve të Koresë së Veriut dhe atë të Jugut, duke thënë se “ka një rrugë edhe më të gjatë” që palët t’i zgjidhin në tërësi problemet mes tyre.

Stoltenberg deklaroi se mbështesin dialogun mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një pyetjeje në lidhje me deklaratën e përfaqësueses së përhershme amerikane në NATO, Kay Bailey Hitchison, e cila ka thënë se ndihen të shqetësuar nga vendimi i Turqisë për të blerë sistemin raketor S-400 nga Rusia dhe ka paralajmëruar sanksione.

Kreu i Aleancës foli edhe në lidhje me misionin trajnues që NATO-ja ka planifikuar ta realizojë në Irak.

“Kjo do të përbëhet nga një personel prej disa qindra persona, do të sigurojë trajnim për trajnuesit irakianë dhe do të ndërtojë shkolla ushtarake”, u shpreh Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button