“Metamorfozis” organizon ngjarje publike për “Lirinë në internet”

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” organizon ngjarje publike për këmbimin e njohurive dhe të përvojave “Liria në internet”, që do të mbahet më 04 maj 2018, në Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FSHIIK, Shkup.

Ngjarja do t’i dedikohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet” në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”.

Ju ftojmë të merrni pjesë aktive në diskutim, sidomos gazetarët, juristët, avokatët dhe aktivistët, me theks të veçantë në ngritjen e vetëdijes publike për standardet ligjore ndërkombëtare që duhet të zbatohen dhe këmbimin e përvojave të juristëve, gazetarëve, hulumtuesve akademikë dhe praktikantëve që punojnë në këto fusha në Maqedoni.

Bazë për diskutim janë:

raportet paraprake për lirinë në internet, që gjenden në këtë link: http://metamorphosis.org.mk/aktivnosti_arhiva/sni/

Indeksi për nivelin e hapjes së institucioneve që gjendet në https://opennessindex.actionsee.org/

Agjenda e ngjarjes gjendet në vazhdim, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj, duke e plotësuar formularin për regjistrim, nëpërmjet e-mail-it në: [email protected], ose me telefon në numrin: 02/3109-325 (personi për kontakt: Liljana Pecova-Ilieska).

Këtu mund ta shkarkoni agjendën e ngjarjes (.pdf)

Ngjarja i kushtohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet”, të financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button