Ja si e rikujtojnë bashkëshortja dhe babai i Zoran Zaevit natën e 27 prillit të vitit të kaluar

Kam shpresuar se ato plagë që i kam parë në televizion nuk janë aq të frikshme. Kam shpresuar dhe jam lutur të jetë gjallë, tha për “Dojçe Vele”, bashkëshortja e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, Zorica Zaeva duke treguar për momentet më të gjata dhe më të vështira nga nata e 27 prillit të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Mu lajmërua një mike në telefon dhe më pyeti se a jam duke parë në televizion. Në të njëjtin moment e shqetësuar erdhi edhe vjehrra ime dhe më pyeti a e di se çfarë po ndodh në Kuvend sepse kishte dëgjuar diçka në lajme. I kam telefonuar bashkëshortit. Dëgjoheshe zhurmë, më tha se është në “guzhvë” por linja përnjëherë mu ndërpre dhe më nuk pata sukses ta zë përsëri në telefon”, kështu u rikujtua Zaeva.

Një natë më parë kemi pasur atmosferë krejtësisht të ndryshme, e kemi festuar ditëlindjen e vajzës Aleksandra.

“Ishte shok, Aleksandra u shqetësua shumë, por mundohej që mos ta shpreh para Dushkos. Por kjo nuk ndihmoi. Ishte shumë e tronditur dhe bërtiti… “, tha Zorica.

Në atë moment bashkëshortja Zorica dhe babai i Zaevit kanë vendosur të nisen për në Shkup.

“Së bashku me miken time, me vjehrrin dhe me shokun e tij u nisëm për në Shkup nga Strumica. Ato ishin kilometrat më të vështira. Nuk e dinim çfarë po ndodh. I kam telefonuar bashkëpartiakët, te njerëzit qe mendova se mund të marr informata. Vazhdimisht më lajmëroheshin fëmijët. U kam thënë se do ju lajmërohem sa të mbërrij në Shkup. Para syve më dilnin fotografi të kaosit, të njerëzve si vrapojnë dhe ikin nga Kuvendi… Kam shpresuar se bashkëshorti im është gjallë dhe se ato plagë që i kam parë në video nuk janë të frikshme”, tha Zaeva.

Babai i kryeministrit, Pançe Zaev për “Dojçe Vele” tha se për një orë kanë arritur të mbërrijnë në Shkup.

“Si mund të ndjehen prindërit kur në televizion e shohin djalin e tyre me gjak dhe e sulmojnë me çka t’ju vijë nëpër dorë. Dhe derisa ato ishin të gjakosur, disa të tjerë vazhdonin të hedhin gjëra të ndryshme ndaj tyre. Ishte fotografi e frikshme… Kur arritëm në Shkup nuk mundeshim të afrohemi te Kuvendi, as nuk donim që me praninë tonë të shkaktojnë ndonjë reagim shtesë”, tha Pançe.

Ato kanë shkuar në selinë e LSDM-së ku kanë ndenjur gjithë natën. Pasi të sulmuarit janë evakuuar dhe janë zhvendosur në vend të sigurte, Zorica dhe Pançe janë kthyer në Strumicë, ndërsa Zaev ka qëndruar në Shkup.

“Palltoja e Zaevit ishte shkoqur në shumë vende. Këmisha ishte e gjakosur. I kam hedhur të dyja. Nuk kam dashur t’i ruaj”, tha Zorica.

Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button