Maqedoni, ligji për barna kaloi në leximin e parë

Plotësimi dhe ndryshimi i ligjit të barërave ka marrë drite jeshile në leximin e parë, njofton Portalb.mk.

Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë me 6 vota “për”, 4 të “përmbajtur” dhe asnjë “kundër” është pranuar se plotësim-ndryshimi i ligjit për barëra dhe mjeteve mjekësore është i pranueshëm dhe mund të vazhdojë në procedurë të mëtutjeshme.

Sipas asaj që ka deklarua ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me ligjin e ri të barnave do të kemi siguri më të madhe gjatë realizimit të importit paralel të barnave.

Kohë më parë Shoqata e Pacientëve kërkoi largim të tërësishëm të importit paralel të barnave, pasi që sipas licencat nuk janë garancion për barna të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button