Rama: Biznesi i vogël se ka problemin tek TVSH-ja, por tek tavani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me biznesin e vogël për tu shpjeguar edhe njëherë se përfshirja në TVSH mbi 2 milion xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, po mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve.

Kreu i qeverisë tha se problemi për biznesin e vogël nuk qëndron tek vendosja e TVSH, por tek tavani, pasi sipas tij, duke kapërcyer xhiron mbi 8 milionë lekë të reja biznesi është i detyruar  të paguajë taksën prej 15%, ndërsa poshtë kësaj shifre ata paguajnë taksën 5%.

“Kam bërë takime me disa grupe të vogla biznesi dhe disa prej tyre që kamë takuar janë në këtë tryezë dhe nuk e di sa të gatshëm do ishin që gjërat që mi keni thënë në sy, të ti thoni edhe para medias. Përfundimi që kam nxjerrë nga këto takime është se problemi i juaj nuk është TVSH. Problemi juaj është tavani, sepse duke kapërcyer tavanin 8 milionë lekë të reja është i detyruar  të paguajë një taksë nga 5%  në 15% dhe shumë prej jush gënjejnë për bilancet. sepse xhiron e kanë më të lartë sesa deklarojnë, jetojnë në stresin e vazhdueshëm pasi hartojnë bilance të rreme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button