Unikkatili kalli Prishtinën – FOTO

U tha u bë! Unikkatil dhe TBA ndezën atmosferën të dielën brenda në stadiumin e Prishtinës.

Viktor Paloka me labelin e tij i bën të ndjehen krenar të gjitha ata që kishin marrin mund që pesë orë e më shumë t’i kalojnë duke qëndruar në këmbë.

“Shqipet” nga Nju Jorku performuan të gjitha këngët e tyre të famshme dhe disa nga “diss”-at aty këtu!

Është hera e parë që një grup shqiptar ka arritur të mbledh kaq shumë adhurues në një koncert në Kosovë. Sigurisht se do të jetë vështirë që një gjë e tillë të ndodh edhe në një të ardhme të afërt.

Reperët amerikanë 50 Cent dhe Snoop Dogg ishin të vetmit që e kishin mbushur po kaq sa Unikkatil stadiumin e Prishtinës.

Me koncertin e Unikkatil dhe TBA është përmbyllur edhe festivali POWOW i cili kishte nisur më 5 korrik me koncertin e Eve.

Koncerti i shumëpritur i reperëve të njohur si “shqipet e përgjakshme” e kanë sharë reperin amerikan 50 cent. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button