Osmani: pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkimin Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Xhuzepe Buçino, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Osmani, siç thuhet në njoftim për media,  fillimisht u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Italisë për integrimin euro- atlantik të Maqedonisë dhe përshëndeti qëndrimin e Italisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e cila nuk do të mbarojë deri sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kyçen në familjen e madhe Evropiane.

“Tani, pasi Greqia edhe zyrtarisht konfirmoi se nuk do ta kontestojë hyrjen tonë , pres së shpejti ti bashkohemi Italisë dhe vendeve tjera të makro rajonit Adriatik- Jon” theksoi Osmani në takim, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila edhe tani zhvillohet me një tempo të përforcuar nëpër iniciativa tjera siç është Procesi i Berlinit.

Gjatë bisedës, Osmani iu referua edhe Raportit pozitiv të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, i cili tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses i adreson Prioritetet Urgjente, se është tejkaluar kriza politike, dhe se vendi është kthyer në binaret normale demokratike. Osmani theksoi, se rekomandimi i pastër për fillimin e negociatave, paraqet shtytje për shtetin të mbetet e fokusuar reformave dhe e përkushtuar agjendës euro- atlantike.

“I bëmë reformat ashtu siç i parashikuam në Planin 3-6-9, krijuam klimë politike me të cilat mbyllëm çështjet politike, dhe kemi përmirësim të dukshëm në marrëdhënie me fqinjët. Qëllimi ynë është Këshilli i qershorit i BE-së ta konfirmoj rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Maqedonia ti fillojë negociatat” theksoi Osmani.

Në takim u hapën edhe tema për marrëdhëniet bilaterale, gjatë së cilës bashkëbiseduesit konstatuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë nuk kanë çështje të hapura politike, dhe se ajo paraqet potencë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button