Pollog, dhuna familjare heshtet shkaku i varësisë ekonomike të grave

76 vepra penale për dhunë në familje ose 11 më pak nga viti i kaluar janë paraqitur në rajonin e SPB-së Tetovë, ku si kryerës kanë qenë të involvuar 78 persona, kurse plotësisht janë zbardhur dhe rrumbullakuar 74 raste. Sipas drejtoreshës së Forumit të Gruas, Xhane Kreshova dhuna vazhdon të jetë evidente pa shënuar rënie, por sipas saj, ka rënie të dhunës së denoncuar, shkruan Portalb.mk.

‘’76 vepra penale për dhunë në familje ose 11 më pak nga viti i kaluar janë zbuluar ose janë paraqitur në rajonin e SPB-së Tetovë, ku si kryerës kanë qenë të involvuar 78 persona, kurse plotësisht janë zbardhur dhe rrumbullakuar 74 raste. Mes kryerësve më së shumti janë meshkuj-69, por janë regjistruar edhe 9 femra. “Viktimat” kanë qenë 59 gra, por edhe 19 burra. Karakteristikë e përbashkët e këtyre rasteve, ka qenë se, më së shpeshti është përdorur forcë fizike dhe torturë e ndryshme psikike. Vitin e kaluar është regjistruar edhe një vrasje dhe një tentim-vrasjeje”, thonë nga SPB Tetovë.

Sipas Xhane Kreshovës nga Forumi i Gruas, shkaqet e dhunës, janë nga më të ndryshmet, por më së shpeshti janë si pasojë e pavarësisë ekonomike, gjegjësisht gratë në shumicën e rasteve janë të papunësuara.

“Gjendja ekonomike e gruas, ajo ka një varshmëri ekonomike, dhe pasi nuk ka ku të strehohet dhe nuk ka ku të shkojë, është e papunësuar, e duron dhunën dhe nuk e denoncon. Kjo s’do të thotë që nuk ekziston dhunë Viktimat e dhunës shpesh janë të pambrojtur dhe pa të ardhura financiare, dhe për këtë arsye rastet e dhunës fshihen ose heshtën në shoqërinë tonë. Të gjithë këtë, e rëndon fakti se nuk ka një strehimore për viktimat e dhunës në familje në të cilën do të ndiheshin të sigurt dhe të mbrojtur. Megjithatë, përfaqësitë diplomatikë në vend, përmes projekteve ndihmojnë me mjete materiale për të luftuar këtë dukuri mjaft shqetësuese në shoqërinë tonë“, thotë Kreshova për Portalb.mk.

Sipas saj, dhuna vazhdon të jetë prezent, ndërkaq nuk denoncohet.

“Kjo s’do të thotë që dhuna është mposhtur, që dhuna nuk ekziston. Ne jemi dëshmitarë si organizatë që punojmë dita ditës me këtë problematikë. Dhuna nuk mposhtet dhe nuk është ulur numri i dhunës mirëpo denoncimet nuk paraqiten”, thotë Kreshova.

Ndryshe, në tremujorin e parë të këtij viti në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë janë regjistruar gjithsej 17 vepra penale “dhunë familjare” nga të cilat 11 me shkaktim të plagëve trupore, 5 me kërcenim të sigurisë dhe 1 me privim kundër-ligjor të lirisë.

Në këto dhuna janë të përfshirë 15 meshkuj dhe tre gra si persona dhunues. Rastet më së shumti kanë ndodhur mes çifteve bashkëshortore, të pamartuarit, djemtë, baballarët dhe nënat. Viktima më të shpeshta të këtyre llojeve të dhunave janë gratë, në 15 raste, nëna në 3 raste, djem në 3 raste. Në 15 raste të dhunës është përdorur forcë fizike, ndërsa në një rast edhe armë zjarri.

Sipas të dhënave që i ka siguruar Portalb.mk nga MPB, në tërë Maqedoninë gjatë vitit 2017 ka pasur 903 raste të dhunës familjare.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME RASTET E DHUNËS FAMILJARE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button