Boçvarski: Projektet e premtuara kapitale do të realizohen (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski tashmë një vit e gjysmë është në krye të Komunës. Në fushatë hyri me premtime për disa projekte kapitale, përfshirë këtu edhe projektin për digën e lumit Otinja.  Diga është projekt decid në shumë qeveri lokale dhe të gjithë pa përjashtim më vonë kanë hequr dorë prej këtij realizimi. Boçvarski këtë projekt e shfrytëzoji si ilustrim për vendosmërinë e tij. 

Intervistën e ka realizuar: Vesna Kollovska nga “Vërtetëmatësi“.

Në intervistën, e bërë në suaza të projektit “Deri te komunat që japin llogari përmes qytetarëve aktiv”, të zbatuar prej Fondacionit “Metamorfosis”, është mbështetur prej fondacionit amerikan jofitimprurës NED (National Endowment for Democracy, Boçvarski thotë:

Kur shihni se nuk kam hequr dorë prej digës në Otinja, prej të cilët kanë hequr dorë shumë kryetar para meje, atëherë të gjithë duhet ta kenë të qartë se nuk do të heq dorë prej asnjë projekti kapital i cili është i rëndësishëm për qytetarët e Shtip

Në këtë moment punohet në revizionin e projektit të vjetër dhe me përpunimin e studimit, Komuna pret që të merr lejen për ndërtim dhe të nis me aktivitetet ndërtimore. Kryetari i Shtipit nuk specifikon afate për realizim konkret.

Premtimi i parë i realizuar parazgjedhor ka qenë ulja e çmimit të ujit për dhjetë përqind. Prej vitit 2018 me vendimin e Komisionit rregullues shtipjanët paguajnë pesë përqind çmim më të ulët për metër kub ujë, ndërsa siç thotë Boçvarski, në vitin 2019 çmimi do të ulet edhe për pesë përqind. Me këtë, për dy vite është realizuar premtimi i tij për çmim më të ulët për 10 përqind.

Prej investimeve kapitale ishte premtuar gazifikimi në gjatësi prej 20 kilometrash, me ç’rast përmes prokurimit publik është zgjedhur kompania për projektim. Prej vitit 2019 pritet fillimi i punëve në terren.

Kanë filluar punët për kopshtin për fëmijë në lagjen Senjak, i parë i cili ndërtohet pas tridhjetë viteve në Shtip. 45 përqind e parave janë siguruar prej Zyrës për zhvillim të barabartë dhe 55 përqind prej Buxhetit të Komunës në Shtip.

Tani për tani nuk kanë filluar projektet për ndërtimin e teleferikut deri te kalaja Isar dhe qendra rekreative në Suitlakot. Për teleferikun, sipas sqarimit të kryetarit të komunës, kërkohet kompania përkatëse për projektim, i cili mund të përpunojë një projekt të tillë specifik.

Qendra sportive -rekreative, në të cilën përfshihet edhe aqua parku në një pjesë do të varet prej planeve të investitorit privat, i cili ka blerë parcelën për një qëllim të tillë. Boçvarski thotë se është në bisedime me investitorët, me çka do të dihet sesi do të vazhdohet më tej me këtë projekt, por, është e njohur se Suitlakot do të mbetet zonë e gjelbër dhe zonë për sport dhe rekreimi.

Tridhjetë e katërvjeçari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski është arkitekt me profesion. Në kabinetin e kryetarit të komunës erdhi prej Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku ka qenë deputet i LSDM-së. Boçvarski është nënkryetar aktual i partisë qeverisëse (LSDM).

BOÇVARSKI: LAJMËROHEM KUR MË KËRKOJNË NË TELEFON

A keni zëdhënës, a janë publike mënyrat e kontaktit të tij/saj? 

Po, mediumet janë informuar me post elektronike për zëdhënësin e ri dhe kontaktin e tij.

*** Por, në internet faqen e Komunës së Shtipt nuk ka një informacion të atillë. 

 A lajmëroheni në telefon kur ju kërkojnë gazetarët dhe shoqëria civile? 

Po, nëse jo në atë moment, lajmërohem më vonë.

A i publikoni të gjithë vendimet e kryetarit të komunës dhe Këshillit komunal?

Po, në gazetën zyrtere

A e keni publikuar strukturën administrative të Komunës: sektorët dhe udhëheqësit e sektorëve, listën e të punësuarve në komunë dhe kontaktet e tyre? 

Po

*** Por, pa emra të udhëheqësve të rinj dhe kontaktet e tyre (organogram). Arsyetim: pritet përmirësim prej MSHIA në sistematizimin komunal. 

A e keni publikuar buxhetin komunal? 

Po, në internet dhe në Gazetën zyrtare

A i keni publikuar projektet dhe shpenzimet për të njëjtat? 

Po, në raportet e Gazetës zyrtare

A i keni publikuar shpenzimet e Komunës: çka bleni, sa harxhoni për benzim/naftë dhe sa shpenzoni për telefon? 

Jo.

***Arsyetim: nuk ka asnjë mjet për Komunat

A i publikoni procesverbalet e seancës së Këshillit? 

Nuk kemi detyrim ligjor për publikim të procesverbaleve.

***Komuna kryen një procesverbal audio, por mund të jetë e qasshme vetëm pas kërkesës së qytetarëve.

A keni publikuar emër të personit përgjegjës dhe listës së dokumenteve të cilët përmbajnë informacione dhe modele për dorëzimin e kërkesave për marrjen e informatave të karakterit publik të cilët i ka në pronësi komuna? 

Po

A publikohet programi vjetor dhe plani për punë, si pasojë e asaj nëse publikohet Raporti vjetor për punën e shpenzimet e komunës? 

Po

Të gjithë intervistën mund ta ndiqni më poshtë në videon në vazhdim:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button