Shkup, ambasadorët pastrojnë mbeturinat

Ambasadorët mblodhën mbeturinat që qytetarë të pandërgjegjshëm i hedhin gjithandej ndërsa autoritetet lokale i lënë të grumbullohen. Ambasadorët të cilët iu bashkëngjitën aksionit ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, kritikuan Komunat se bëjnë shumë pak  për ruajtjen e ambientit, transmeton Alsat M.

Autoritetet vendore duhet të sigurojnë më shumë kontejnerë nëpër rrugë, dhe të krijojnë mundësi për selektimin e hedhurinave, për grumbullimin e tyre, qytetarët duhet së bashku me sektorin e biznesit ta zvogëlojnë sasinë e hedhurinave dhe të mos hedhin mbeturina gjithkund. Ne kemi shumë punë për të bërë, më mirë t’ja fillojmë punës – tha Vauter Plomp, ambasador i Holandës.

Dua vetëm të them se ky vend, përreth Vardarit është tepër vend i bukur. Si lumi, gjelbërimi dhe gjithçka tjetër. Qytetarët duhet që mbeturinat t’i marrin me vete në shtëpi dhe jo t’i hedhin në mes rruge dhe t’i hedhin nëpër kosha mbeturinash – apeloi Charls Garet, ambasador i Britanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button