Shkup, Universiteti Nënë Tereza zgjodhi rektorin

Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup  në mbledhjen e mbajtur sot ku si pikë e vetme ishte zgjedhja e rektorit të ri me mandat të plotë 4 vjeçar, përzgjodhi ushtruesin e detyrës së deritanishme rektor i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, përcjell Portalb.mk.

Në këtë mbledhje u prezantua dhe diskutua programi i kandidatit për rektor dhe i njëjti u aprovua nga anëtarët e Senatit.

Në përputhje me Statutin e Universitetit, u zgjodh komisioni tre anëtarësh i cili realizoi procedurën për zgjedhje të rektorit. Propozimi u konstatua nga komisioni dhe me vota u konfirmua zgjedhja e Prof. Dr. Aziz Pollozhani për rektor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Synimi i programit të rektorit të sapo zgjedhur mund të përmblidhet në detyrimin e marrë për ta ngrit UNT-në në bartësin dhe profilizuesin kryesorë të zhvillimit socio-ekonomik, teknologjik dhe kulturor të vendit. Në program janë të parapara të gjithë hapat dhe mënyrat e realizimit të këtij qëllimi, thuhet në njoftimin për media nga UNT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button