“Euro 2012”, Spanja apo Italia?

Erdhi dita e madhe e finales. Sonte në Kiev në orën 20.45 Italia dhe Spanja do të luajnë për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian. 

Iberikët e Del Bosque kërkojnë të thyejnë një rekord, të jenë ata skuadra e parë që e fiton 2 herë radhazi europianin dhe përveç kësaj të barazojnë Gjermaninë si skuadra që e ka fituar 3 herë këtë trofe. Nga ana tjetër Prandelli dhe lojtarët e tij të cilët në fillim të këtij kompeticioni po vuanin skandalin e basteve, vijnë në finale me qëllimin e vetëm, të kthejnë këtë trofe pas 44 vjetësh në Itali. /Portalb

 
“Spanja është skuadra më e mirë në botë, ka treguar gjatë këtyre viteve se është skuadra që duhet të mundet”, ka deklaruar tekniku italian Cesare Prandelli, i cili pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga formacioni me të cilin mundi Gjermaninë. 

Në të majtën e mbrojtjes pritet të luajë Abate ndërkohë që Balzaretti do ta nisë nga pankina. Nga ana tjetër Del Boske ka pohuar se stili i lojës së Italisë ka ndryshuar shumë, sigurisht për mirë. 

“Prandeli ka ndryshuar mentalitetin e Italisë, ndeshjen e parë luajtën mirë dhe në ndeshjet e tjera e përmirësuan akoma më shumë. Në ndeshje të tilla sigurisht që elementi kryesor është pjesa teknike dhe taktike, por mos të harrojmë që duhet edhe pak fat”, ka përfunduar spanjolli. 

Ndërkohë, drejtues të policisë ukrainase kanë theksuar se janë marrë masat për mbarëvajtjen e finales së madhe. 

Më shumë se 1000 policisë do të jenë rreth zonës jashtë stadiumit, për të parandaluar dhunën mes tifozerive, apo edhe ndonjë incident tjetër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button