Nuk iu përgjigjen kërkesës për informata publike, CIVIL kërkon përgjegjësi nga KSHZ-ja

Qendra për liri CIVIL deri te Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar kërkesë për qasje deri tek informatat me karakter publik nga e cila nuk ka marrë përgjigj për harxhimet e parave për qëllime luksoze, njofton Portalb.mk.

Civil dy herë me radhë ka dorëzuar kërkesë për qasje deri tek informatat me karakter publik. Herën e parë iu janë përgjigjur mangët me çka kanë dorëzuar kërkesë përsëri vetëm e vetëm që të marrin përgjigjet e duhura.

Siç sqarojnë nga CIVIL një pjesë e pyetjeve kanë të bëjnë me të ardhurat mujore të anëtarëve të KSHZ-së, bonuset, telefonat mobil, furnizimet dhe të tjera çështje me mënyrën ligjore të punës së ish anëtarëve të KSHZ-së si dhe buxhetet për vitin 2016 dhe 2017. Ata gjithashtu kujtojnë se të dhënat që janë kërkuar me ligj KSHZ-ja duhet t’i publikojë edhe në uebfaqen e saj.

Sipas ligjit për qasje të informatave me karakter publik nga dita e parashtrimit të kërkesës dhe deri te marrja e  përgjigjes maksimum duhet të kalojë një muaj, në të kundërtën institucioni që nuk përgjigjet në kërkesën ka bërë shkelje të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button