Skandali rrit ndjeshëm fitimet e Facebook
Facebook vërtetoi përfundimisht se nuk ka reklamë të keqe pasi publikoi shitjet e tre muajve të parë të vitit, që janë rritur me thuasje 50% nga një vit më parë, pavarësisht skandalit të madh të të dhënave që çuan Mark Zuckerbergun të japë llogari në Kongres.
Facebook tha se të ardhurat u rritën në 11,9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit në krahasim me 8 miliardë në të njëjtën periudhë një vit më parë. Vetë Zuckerberg shfrytëzoi rastin dhe tha se, pavarësisht sfidave të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi i Facebook-ut e kanë nisur shumë fort vitin 2018. Ai gjithashtu shtoi se kompania po rishikon me shumë kujdes përgjegjësitë e saj, transmeton TCH.
Facebook tha se të ardhurat nga reklamat u rritën në 11,7 miliardë dollarë tremujorin e fundit në krahasim me 7,8 miliardë në 2017. Edhe fitimet e tremujorit të parë u rritën duke arritur në 4,9 miliardë dollarë krahasuar me 3 miliardë të vitit të shkuar.
Rritja e fitimeve të Facebook-ut ndodhi pikërisht kur kompania u përfshi në një skandal kolosal të keqpërdorimit dhe vjedhjes së të dhënave të përdoruesve. Facebook pranoi se të dhënat e 87 milionë përdoruesve ishin ndarë gabimisht me firmën Cambridge Analitika dhe se kompania nuk kishte bërë asgjë për të kontrolluar apo monitoruar veprimet e saj.
Megjithatë, duket se skandali nuk ka trembur përdoruesit e Facebook-ut, pasi numri mesatar i atyre që ishin aktivë përditë në Facebook gjatë marsit u rrit me 13% (2,2 miliardë), ndërsa numri i stafit të kompanisë u rrit me 48% (27 742).
LEXO: Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori?
LEXO: Mashtrimi në Facebook, si ndodhte “shënjestrimi psikografik” i votuesve amerikanë?
LEXO MË SHUMË:
- Aksionet e Facebook-ut pësojnë humbjen më të madhe ditore në 6 vitet e fundit
- Rrjeti social “Facebook” me vite ka mbledhur numra të telefonave
- Facebook paralajmëron masa të reja për mbrojtjen e të dhënave personale
- BE i kërkon Facebook-ut të prononcohet lidhur me të dhënat personale
- Facebook sërish e pëson keq, ja pse
- Facebook fshin dhjetëra llogari