fbpx

Shkup, artistët kërkojnë që të mos partizohet Ansambli Shtetëror Shqiptar i Maqedonisë

Pas emërimit të drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe të Maqedonisë (ASHKVBSHM) në Shkup dje është mbajtur debat joformal nga i cili doli kërkesa që u dërgua deri te Ministria e Kulturës, se në përbërje të tij mos jenë njerëz partiak, por profesionistë, njofton Portalb.mk.

I prononcuar për Televizionin 21, artisti Emin Gaxha ka thënë se nuk dëshirojnë të jenë lokalistë por se punësimet në Ansambël të mos jenë vetëm nga qytetet jashtë Shkupit dhe të mos dalin nga partia duke thënë: “Se ky qenka i partisë sonë dhe duhet të jetë në krye të Ansamblit. Kjo nuk durohet në art”.

Ndërkaq artisti tjetër, Adem Imeri insiston që përbërja e Ansamblit të jetë me artistë të shkolluar dhe profesionistë të dëshmuar.

Artistët kërkojnë gjithashtu që të mbahen këshille në të gjitha qytetet që do të ndihmonin në përzgjedhjen e kuadrove.

Në lidhje me këtë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri për TV 21 është shprehur se përzgjedhja e kuadrove profesionale në Ansamblin Shtetëror Shqiptar të Maqedonisë u dëshmua me emërimin e drejtorit.

Përndryshe, javën e kaluar edhe zyrtarisht nisi me punë Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe i Maqedonisë (ASHKVBSHM) që u formua këtë vit nga Ministria e Kulturës dhe si drejtor u emërua Fatos Lumani.

Profesori Fatos Lumani emërohet drejtor i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button