Patate të fërguara për Kim Xhong-un në samitin në Korenë e Jugut

Ushqim zviceran nga patate të fërguara që quhet reshti do t’i shërbehet liderit koreanoverior Kim Xhong-un në samitin në Korenë e Jugut, me qëllim që t’i ngjallet nostalgjia për ditët kur ka qenë nxënës të cilat gjoja se i ka kaluar në Zvicër, edhe pse kjo asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, presidentit koreanojugor Mun-Xhe-in do t’i servohet ushqim fileto peshku, e cila është shumë e popullarizuar në vendlindjen e tij Busan.

Nikoqirët nga Koreja e Jugut pohojnë se përbërjet dhe recetat për ushqimet vijnë nga të dyja vendet.

Për shembull, ushqimin jashtëzakonisht të popullarizuar në Korenë e Veriut, i cili bëhet me brumëra të ftohta, do ta përgatisë shefi i kuzhinës së restorantit “Okrju Guan” në Phenian.

Samiti i liderëve të dy Koreve është i pari pas vitit 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button