Peter Madsen dënohet me vdekje për vrasjen e gazetares Kim Wall

Një inxhinier danez është dënuar me me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe sulmin seksual të gazetares suedeze, Kim Wall në gusht të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

“Gjykata ka arritur në mënyrë unanime vendimin për këtë dënim” ka thënë gjyqtari Anette Burko.

“Ky është një sulm seksual dhe i planifikuar paraprak i një natyre veçanërisht brutale ndaj një gruaje”.

Pa dyshim, historia e gazetares Kim Wall, trupi i së cilës u gjend pa kokë në ujërat daneze aty ku u pa edhe për herë të fundit ishte një nga ngjarjet për të cilën shkruan dhe vazhdojnë të shkruajnë mediat më prestigjioze në botë.

Zbulimi i trupit pa kokë të gazetares është rasti më tronditës dhe i pazakontë që përfshiu gazetaren e njohur dhe  inxhinierin, krijuesin e nëndetëseve  të akuzuar si vrasësin e saj.

Kim Wall, ishte gazetarja e pavarur nga Suedia, 30 vjeç e cila ka shkruar një sërë artikujsh cilësore për Time, New York Times, Vice etj.

Wall ka raportuar edhe nga vende të ndryshme të botës përfshirë Haitin, Uguandën dhe Sri Lankën.

E diplomuar në Universitetin Paris-Sorbonne, në Shkollën e Ekonomisë në Londër dhe në Universitetin e Kolumbias në New York ajo jetonte në New York dhe në Pekin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button