Programi vjetor për punësim do t’i përfshijë të rinjtë dhe persona të grupeve të prekura sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për Punësim dhe UNDP nënshkruan marrëveshje për Programin vjetor për punësim 2018, për të cilin janë parashikuar 8.3 milionë dollarë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev tha se janë targetuar 16.259 persona, por benefit më të lartë do të kenë të rinjtë sepse kanë mundësi të konkurrojnë për vende punë me rrogë me shumë prej 18.000 denarëve.

Ambasadorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Lujza Vinton tha se mungesa e punës është sfidë për shtetin dhe se 50 për qind e të rinjve vazhdimisht ikin. Njëkohësisht, bizneset private kanë mungesë të kuadrit të trajnuar.

“Me programin vjetor është parashikuar hapje e 980 bizneseve të vogla, nga të cilat 50 për qind për persona me aftësi të kufizuar si dhe persona të angazhuar në 45 deri 50 komuna që do t’u ndihmojnë fëmijëve parashkollorë, personave me aftësi të kufizuar dhe pleqve”, tha Vinton.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se masat aktive për punësim janë përshtatur me nevojat e punëdhënësve, por edhe në dobi të të rinjve dhe grupeve të prekura.

“Ajo që është e ndryshme nga planet paraprake operative dhe që ep efekt më të mirë është ajo se masat janë përshtatur për nevojat e punëdhënësve, nevojat dhe kualifikimet e të rinjve dhe grupeve të prekura dhe jep mundësi për lidhje të masave”, tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button