Koxias nesër do të takohet me Stoltenberg, do bisedojnë edhe për çështjen e emrit

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Takimi, i cili është njoftuar nga pres qendra e NATO-s, vjen menjëherë pas takimit të sotëm të negociatave për çështjen e emrit mes ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias në Vjenë.

Siç njoftojnë mediat greke, Stoltenberg dhe Koxias do të diskutojnë për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëdhëniet greke-turke dhe për rastin me dy ushtarët grek që gjenden në burgun e Turqisë.

Koxias në një intervistë tha se në samitin e NATO-s në korrik Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës sepse periudha është e shkurtër.

Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojë e gjithë procedura.

Ndërsa kryeministri Zaev so tha se nga takimi i sotëm në Vjenë i ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë pret të bëhet hap përpara në procesin e negociatave për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button