Zëvendëskryeministri Osmani realizon ditë të hapura për nxënësit e klasës së pestë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në vazhdën e muajit maj, “Mujit të Evropës”, realizon aktivitetin “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë” dhe fton shkollat fillore të Maqedonisë që të bëhen pjesë, njofton Portalb.mk.

“Vitin kur për herë të parë në arsimin tuaj programi arsimor parasheh edukim për Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës  për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë në BE, në muajin maj (muaji i Evropës) nga 02-04 maj organizon projekt edukativ: Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pastë” me të cilin do të mundohemi nga më afër të Ju njoftojmë me thelbin dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian”, thuhet në thirrjen e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet mund të sigurohet në adresën: [email protected];

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button