U frikësua nga paralajmërimi i mësueses, i mituri hidhet nga dritarja

Një i mitur është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij pasi kishte marrë vërejtje nga mësuesja kujdestare. Nxënësi i klasës së shtatë fillore në shkollën ‘Bekim Sylka’, në komunën e Rahovecit, Kosovë, aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

Sipas Gazetës Express, mësuesja e kishte gjetur të miturin me një shishe nargjilë në klasë dhe kishte kërkuar që ky i fundit të sillte njëri prej prindërve në shkollë. I frikësuar, djali është hedhur nga dritarja e shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button