Takimi Dimitrov-Koxias në Vjenë, Zaev: Problemet shumëvjeçare zgjidhen me dialog

Nga takimi i sotëm në Vjenë i ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë pres të bëhet hap përpara në procesin e negociatave për çështjen e emrit, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në konferencën e sotme për media ku u prezantuan masat nga plani operativ për punësim, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se kreativiteti i ministrave Dimitrov dhe Koxias ka mbështetje nga ai, nga kryeministri grek, Aleksis Cipras si dhe nga ekipet punuese që qëndrojnë pas tyre.

Në lidhje me deklaratën e Han se zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë për dy javë. Zaev e interpreton si shenjë miqësie sepse edhe Han dëshiron që sa më shpejt të zgjidhet ky kontest.

“Zgjidhja e çështjes së emrit është e rëndësishme për rajonin, Evropën sepse dërgon mesazh të mirë për të ardhmen se çështjet që zgjasin më shumë se 20 vjet mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut”, tha Zaev.

Sot ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias të takohen në Vjenë me Nimic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button