Rikonstruimi i Qeverisë mbaron në fundjavë, pas 1 Majit Zaev do t’i tregojë ndryshimet

Bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë do të mbarojnë këtë fundjavë, ndërkaq pas 1 Majit do të informohet opinioni për ndryshimet në përbërjen qeveritare, konfirmoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Vazhdojnë bisedimet, për këtë çështje më shumë i shfrytëzoj fundjavat pasi që kam shumë punë, mysafirë në Maqedoni dhe të ngjashme. Unë shpresoj që në këtë vikend, me mbarimin e muajit prill do të mbarojmë me këtë çështje. Pas festës së 1 Majit, planifikoj që të dalë me informim të opinionin dhe me kumtim përpara Kuvendit për gjithë atë që do të paraqesë ndryshim në përbërjen qeveritare, ndërkaq më pas do të ketë ndryshim edhe në vendet e drejtorëve në institucione përkatëse. Kështu që jemi në fund”, tha Zaev në konferencën e sotme për shtyp, ku u nënshkrua dhe  promovua programi për punësim 2018.

I pyetur në lidhje me atë se cilat parti do të jenë pjesë e përbërjes së re të Qeverisë, Zaev tha se ende nuk dihet për atë, pasi që në fund duhet që të vendosin organet dhe trupat e partive, transmeton Portalb.mk.

“Ende nuk dihet se cilat parti nuk dihet se cilat parti do të jenë pjesë e Qeverisë pasi që ekziston sipas të gjitha gjasave procedurë në fillim të majit ku organet dhe trupat e të gjitha partive do të sjellin vendime për atë që Zaev bisedon me kryetarët tjerë të partive. Ne jemi vetëm individë, ndërkaq në fund duhet që të japin vendime organet përkatëse të partive, pavarësisht vëllimit të ndryshimeve që do të ndodhin”, tha Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja. Aleanca për Shqiptarët të gjitha dorëheqjet i ka deponuar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë aprovuar.

Dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri të cilët kanë tre muaj që janë larguar nga postet ministrore dhe ende kanë të drejtë nënshkrimi e marrje të rrogës.

LEXO: Edhe pas tre muajve dorëheqje, funksionarët e ASH-së kanë të drejtë nënshkrimi dhe rrogash

Opsionet për përfshirje në përbërjen qeveritare janë të hapura, Partia Demokratike Shqiptare nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në qeveri. Gjithashtu, të dy fraksionet në Lëvizjen BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, kanë deklaruar se janë “për” përfshirjes së tyre në Qeveri.

Kryeministri bën konsultimet e fundit për rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button