Eli Fara tregon sakrificën më të madhe që ka bërë për të bijën

E ftuara e radhës në Kurthin e Piter Panit, këngëtarja e njohur Eli Fara, është përballur me pyetjet pikante të të vegjëlve të spektaklit. Mes shumë të tjerave, që e vunë në siklet këngëtaren, fëmijët, natyrisht, nuk ia kursyen as pyetjet për të bijën Marinën, shkruan Class. Vajza e njohur e këngëtares, aq e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale, ka madje edhe më shumë fansa se e ëma: “Sepse është më e bukur se unë” – i përgjigjet kësaj pyetjeje këngëtarja.

Por pa ia lënë mënjanë Marinës edhe shpirtin e bukur: “Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare.”

Por cila është sakrifica më e madhe që Eli ka bërë për të bijën, ishte pyetja e radhës nga fëmijët. Natyrisht, ka pasur shumë të tilla thotë ajo, por nëse do ta universalizonte, do të përgjigjej: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj” – tha artisja duke u shoqëruar pas kësaj përgjigjeje me duartrokitjen e të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button