“Luftë bërthamore brenda 2040-s. E pashmangshme”

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do të shkaktojë një luftë bërthamore brenda 2040-ës që mund të shkatërrojë njerëzimin dhe mund të mos ketë mundësi për ta evituar këtë. Ky është paralajmërimi që jep një grup ekspertësh për sigurinë në teknologji, transmeton Top Channel. 

Ata pretendojnë se makineritë e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të inkurajojnë shtetet e fuqishme që të ndërmarrin hapin ekstrem e të përdorin arsenalin nuklear.

Gjatë Luftës së Ftohtë, frika për shkatërrim reciprok krijoi një paqe të paqëndrueshme midis superfuqive. Të dyja palët kishin një nxitje të madhe për të nisur një sulm bërthamor, por asnjëra nuk guxonte të sulmonte për shkak të pasojave nga kundërpërgjigjja.

Gjithsesi, avancimi në Inteligjencën Artificiale do të thotë që kjo paqe nuk është më e garantuar, pasi nëse një prej superfuqive do t’i shkatërronte mundësinë për t’u kundërpërgjigjur palës tjetër, atëherë do të ekzistonte edhe mundësia që ata të përdornin arsenalin nuklear, e kjo vështirë se mund të parandalohet në të ardhmen.

Pretendimet vijnë nga “Rand Corporation”, një organizatë jofitimprurëse në Santa Monica të Kalifornisë, e cila ofron hulumtime dhe analiza për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi çështjet e politikave globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button