Reparti i Gjinekologjisë në Shkup pa inkubator të mjaftueshëm

Ky është reparti intensiv i Klinikës Gjinekologjike në Shkup, ku gjenden foshnjat e porsalindura me rrezikshmëri nga e gjithë Maqedonia. Standardet kërkojnë që inkubatorët të kenë të paktën nëntë metra distancë. Por, këtu ata janë vetëm disa centimetra larg. Punonjësit madje janë të kënaqur që më nuk ka nga dy fëmijë në një inkubator, njofton Alsat M.

“Më besoni, nuk është e lehtë të punojnë infermieret, le të themi 12 orë pranë një fëmije. E ventiloni, jepni gjithçka të nevojshme, ju luftoni për jetën e tij dhe në fund vdes. Po është e vërtetë se jemi pak, saktë, shembull sipas standardit botëror, duhet të kemi së paku 6 infermiere në 12 vende ventilimi, aq sa kemi makineri, ndërsa ne kemi 12 vende ventilimi dhe vetëm 2 infermiere. Pra, kjo është një përpjekje mbinjerëzore nga i gjithë stafi i këtij reparti”, tha Tanja Trajkovska, Infermiere mjekësore, Klinika gjinekologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button