Në Maqedoni është krijuar sistem për dhurim të ushqimit të tepërt

Një prej pesë qytetarëve të Maqedonisë janë të uritur, por përkundër kësaj, në vend brenda vitit hidhen mbi 5 mijë tonë ushqime. Vetëm me ushqimin që përfundon në deponinë Drislla, mund të ushqehen prej 15.000 deri 16.000 familje.

Që të mënjanohet ky problem, organizata qytetare “Hajde Maqedoni”, me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës, USAID, Korpusi Paqësor, Instituti Nacional Demorkatik dhe Agjencia për Komunikime Margeting “Publicis One”, e kanë promovuar projektin “Të gjithë janë ti”, i cili në periudhën e kaluar i ka krijuar kushtet për vendosjen e sistemit të parë për dhurim të ushqimit të tepër në Maqedoni, i cili zyrtarisht do të funksionojë nga 23 prilli, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për projekti i cili ka për qëllim ushqimin e tepërt, i cili ende është në gjendje të mirë dhe e sigurt për përdorim, të mos përfundojë nëpër deponi, por të ridestinohet për atje ku realisht është i patjetërsueshëm. Ky ishte projekt me të vërtetë i komplikuar, jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme mund të jetë në të ardhmen për të gjithë ne, kështu që edhe titulli i projektit “Të gjithë janë ti”, ku përskaj qëllimit primar që ushqimi të arrijë deri te personat ose familjet të cilët nuk anë mundësi që t’i lejojnë vetes shumë vakte për ushqim në ditë, gjithashtu që të kujdesemi dhe vlerësojmë se është e rëndësishme që ta ngrisim vetëdijen te njerëzit për rëndësinë e trajtimit të drejtë të ushqimit të tepërt. Për madhësinë e ndryshimit shoqëror flet fakti që vetëm në periudhën përgatitore janë donuar më shumë se 1 tonë ushqim nga më shumë se 3.300 qytetarë”, ka deklaruar kryetari i Asociacionit “Hajde Maqedoni”, Bllazhe Josifovski.

Maqedoni, 5 tonë ushqime shkojnë në mbeturina, çdo i pesti qytetar është i uritur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button