Maqedoni, një pjesë e madhe shfrytëzuesve të buxhetit i kanë publikuar llogaritë përfundimtare në internet

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 (Programi zgjedhor i LSDM: “Plani për jetë në Maqedoni” – në pjesën “TRANSPARENCË NË HARXHIM”, faqe 23, se shfrytëzuesit e buxhetit dhe ndërmarrjet publike do të duhet që të publikojnë llogaritë përfundimtare në internet, është realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“. 

Më saktë, në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2017-2020 në faqe 21 në pjesën “Qeveri e përgjegjshme dhe kontroll mbi qeverinë” gjendet detyrimi për miratimin e ndryshimeve ligjore me të cilat do të hyjë një fuqi ky detyrim për shfrytëzuesit e buxhetit dhe ndërmarrjet publike.

Ndryshimet në Ligjin për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit e buxhetit Qeveria propozoi në korrik të vitit 2017. Me to propozohet që shfrytëzuesit buxhetor dhe ndërmarrjet publike llogaritë përfundimtare t’i publikojnë në internet faqen në afat prej 15 ditësh nga dorëzimi i të njëjtave deri ti Regjistri i llogarive vjetore pranë Regjistrit Qendror në Republikën e Maqedonisë.

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit e buxheteve  në nëntor të vitit 2017, me ç’rast në afatin ligjor të 27 nëntorit janë publikuar në Gazetën zyrtare të RM-së 170/2017. Ndryshimet e Ligjit hyrën në fuqi me 5 dhjetor të vitit 2017.

Nga inspektimi i bërë në internet-faqe e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, mund të konstatohet se ministritë dhe më shumë ndërmarrje publike, si dhe institucionet dhe objektet publike gjatë muajve të parë të vitit publikuan llogaritë përfundimtare për vitin 2016, një pjesë e tyre gjatë prillit të vitit 2018 i kanë publikaur llogaritë përfundimtare për vitin 2017. Por, ka edhe ndërmarrje, institucione dhe objekte publike llogaritë e të cilave për vitin 2017 nuk janë publikuar, edhe pse afati ligjor është 15 ditë prej dorëzimit në Regjistrin e llogarive vjetore me afat 31 maj. Ose, përsëri, ndoshta i kanë publikuar, megjithatë nuk janë qartë të dallueshme në internet – faqet e tyre.

Duke pasur parasysh parakushtet ligjore për publikimin e llogarive përfundimtare në internet – faqe, të dhënat i kanë mbushur pjesë më e madhe e institucioneve, objektet publike dhe ndërmarrjet publike, mund të thuhet se ky premtim i LSDM është realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button