Donald Tusk sot arriti në Tiranë, të premten vjen në Shkup

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me arritjen e tij në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ka nisur turin treditor i cili do të përfundojë më 27 prill, në Shkup, përcjell Portalb.mk.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Bërdo-Brionit që do të zhvillohet në Shkup derisa do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë.

Vizita e Tusk në Ballkanin Perëndimor vjen pas vizitës së Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, javën e shkuar, pasi Komisioni Evropian publikoi raportet e shteteve për vitin 2018.

Më 27 prill, kryetari i Këshillit të Evropës vjen në Shkup

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button