Nuk ka filluar rikonstruktimi i ujësjellësit në Komunën e Haraçinës

Pas fitores në zgjedhjet lokale të mbajtura me 15.10.2017, kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi premtoi rinovim të ujësjellësit në Komunën e Haraçinës në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në funksion, ndërsa në programin e saj në pjesën “Investime kapitale” është premtuar rrjetë tërësish i ri i ujësjellësit nëpër të gjithë fshatrat e Komunës së Haraçinës. Ky premtim i Milikije Haimit deri më tani (18.04.2018) nuk është realizuar.

Me 29.12.2017 kryetarja Milikije Halimi dule elaboruar për “Portalb” prioritetet e saja në Komunën e Haraçinës, në gjashtë muajt e parë të mandatit premtoi rikonstruktim të ujësjellësit me vlerë prej 1 milion eurosh.

Por, në lidhje me këtë lajm me 26.01.2018 zëdhënësi i komunës, Naser Alimi, në deklaratë për portalin “Almakos” thotë:

Projektet janë gati por nuk ka ndonjë datë të saktë se kur pritet të fillojnë. Më kryesorja është se e kemi mbështetjen e qeverisë dhe na është premtuar ndihmë. I pari projekt që do të realizohet do të jetë ai i ujësjellësit në mënyrë që do të ndërrohen të gjithë gypat e vjetër me të rinjtë. Procedura e njëjtë do vlej edhe për projektin e kanalizimit, me ç ‘rast gypat e vjetër do të ndërrohen me të rinjtë, aty ku nuk ka fare do vendosim.

Sipas Alimit në Buxhetin e Komunës së Haraçinës për vitin 2018 janë paraparë më pak se 200 mijë euro për realizimin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas tij, këto mjete nuk janë të mjaftueshme për realizimin e këtyre projekteve, por atë mbështeten në ndihmën e Qeverisë, edhe pse nuk specifikojnë sesa do të ishte prurja financiare e Qeverisë për këto projekte dhe kur kjo ndihmesë do të realizohet.

Informacione për fillimin e punëve ndërtuese për ujësjellësin ose, informacione për ndihmesë nga ana e Qeverisë për Komunën e Haraçinës për këtë projekt, nuk ka as në ueb-faqen e Komunës së Haraçinës, as në profilin zyrtar të Facebook-ut të Komunës.

Duke pasur parasysh faktin se Buxheti me të cilin disponon Komuna e Haraçinës për këtë projekt është i pamjaftueshëm, dhe nuk ka informacione, as, afate konkrete për mbështetje financiare prej Qeverisë,  premtimi i kryetares Halimi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të rinovohet ujësjellësi në Komunën e Haraçinës, deri më tani (18.04.2018) nuk është realizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button