Pasagjerja gjobitet me 500 dollarë për mollën që e mori në fluturim

Agjencia e Doganave dhe e Mbrojtjes Kufitare të SHBA-ve shqiptoi një gjobë prej 500 dollarësh për pasagjeren e cila nuk e kishte deklaruar një mollë që kishte marrë falas në aeroplan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gruaja u gjobit pasi në çantën e saj u gjet një mollë, të cilën ajo e mori në fluturimin nga Parisi.

Kristal Tadlock, për median amerikane në Denver deklaroi se mollën e kishte marrë në fluturimin për në Minneapolis, por e kishte ruajtur për fluturimin e mëtejshëm për në Denver.

Pasagjerja rrëfen rastin se një zyrtarë e kishte pyetur nëse udhëtimi në Francë ishte i shtrenjtë dhe kur është përgjigjur me ‘po’, ai i ka thënë se tani udhëtimi do të jet edhe më i shtrenjtë pasi që është gjobitur me 500 dollarë.

Në formularin e deklaratës doganore, pasagjerët u pyetën nëse bartin çfarëdo fruti ose perime në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button